Man Utd me përforcim nga Serie A për 50 milionë euro (FOTO)

Manchester United kërkon një përforcim të madh nga Serie A.

Merkato

10/06/2017 09:46

Inter kërkon 50 milionë euro për shitjen e Ivan Perisic në Manchester United.

“Sky Sport Italia” raporton se “Red Devils” janë të interesuar për blerjen e yllit kroat në Old Trafford.

Manchester United dhe Inter janë në bisedime për angazhimin e Perisic nga skuadra e menaxherit, Jose Mourinho, përcjell “lajmi.net”.

Perisic pritet të sakrifikohet nga Inter për të grumbulluar fonde pas dështimit për kualifikim në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/