Man Utd me ofertë 100 milionëshe për Koulibaly

Manchester United po përgatit një ofertë të papërmbajtshme për qendër mbrojtësin e Napolit.

Sport

17/02/2019 13:42

‘Djajtë e kuq’ janë në shërbim të një mbrojtësi të qendrës qysh nga afati kalimtar i verës, por ende nuk kanë arritur që të sigurojnë ndonjë nënshkrim.

Lojtari që mbetet nën radarin e United është Kalidou Koulibaly i skuadrës së Napolit.

‘Football Italia’ shkruan se Manchester United janë të gatshëm të ofrojnë rreth 102 milionë euro për shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Mediet në Angli bëjnë të ditur se reprezentuesi i Senegalit dëshiron një kalim në Premierligë.

27 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Napolit në shtator të vitit të kaluar.

Kjo kontratë skadon në qershor të vitit 2023. Man Utd do të ketë punë të vështirë për ta bindur skuadrën italiane që ta lirojë lojtarin. /Lajmi.net/