Man Utd me nëntë mungesa ndaj Liverpoolit në fundjavë

Manchester United do të përballet në fundjavë me Liverpoolin në kuadër të Premierligës.

Sport

13/12/2018 12:05

Jose Mourinho mund të mos i ketë nëntë lojtarë të Manchester United në dispozicion në përballjen ndaj Liverpoolit këtë të diele.

Trajneri portugez bëri disa ndryshime në humbjen e mbrëmshme ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve, duke i lënë De Gean dhe Maticin të pushojnë, përcjell “lajmi.net”.

Luke Shaw, Chris Smalling, Diogo Dalot, Victor Lindelof, Anthony Martial, Matteo Darmina, Alexis Sanchez, Marcos Rojo dhe Scott McTominay, janë të lënduar.

Manchester United do të ketë shumë probleme ndaj Liverpoolit që është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon. /Lajmi.net/