Man Utd me mungesë të madhe ndaj Chelseas

Marouane Fellaini mund të mungoj ndaj Chelseas në përballjen e të shtunës.

Sport

18/10/2018 23:23

Chelsea dhe Manchester United përballen këtë të shtunë në ‘Stamford Bridge” në ora 13:30.

‘Djajtë e Kuq’ mund të mos llogarisin në shërbimet e Marouane Fellainit, pasi të mërkurën ka pësuar një lëndim joserioz, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori belg kishte probleme me fitnesin të mërkurën, andaj Jose Mourinho i ka dhënë atij një pushim.

Sipas mediave në ishull, Fellaini me gjasë nuk do të luaj ndaj Chelseas. /Lajmi.net/