Man Utd me Matan, Chelsea pa Matan

Man Utd do të thyejë rekordin e transferimeve me blerjen e mesfushorit Juan Mata nga Chelsea për 37 milionë funte. Kampioni i Premierligës ka dëshpëruar me rezultatet e deritashme dhe ka nevojë për përforcime të mëdha, që duket se do të fillojnë me angazhimin e reprezentuesit spanjoll i cili nuk zë vend në formacionin bazë…

Sport

23/01/2014 17:30

Man Utd do të thyejë rekordin e transferimeve me blerjen e mesfushorit Juan Mata nga Chelsea për 37 milionë funte.

Kampioni i Premierligës ka dëshpëruar me rezultatet e deritashme dhe ka nevojë për përforcime të mëdha, që duket se do të fillojnë me angazhimin e reprezentuesit spanjoll i cili nuk zë vend në formacionin bazë të menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho.

Mendimet janë të ndara. Ka të atillë që kritikojnë gjigantin londinez për shitjen e një futbollisti të kalibrit të lartë si Mata, por edhe të tjerë që mendojnë se Chelsea bëri mirë që e largoi atë.

Si do që të jetë, është interesant të shohim paraqitjen e skuadrave në fushë me dhe pa Matan.

Sipas Sports Mail, Manchester United do të angazhojë Matan në qendër të mesfushës si kreator të lojës me Wayne Rooneyn në të djathtë, Adnan Januzajn në të majtë dhe Robin van Persien në sulm.

Kurse, Chelsea do të vazhdojë me treshen Hazard-Oscar-Willian në mesfushë dhe Samuel Eto’on/Fernando Torresin në sulm.