Man Utd luan me Juventusin, ja çfarë ka bërë Pogba

Paul Pogba ka thënë se dita e sotme në Ligën e Kampionëve do të jetë speciale për të, kur takohen Manchester United dhe Juventus.

Sport

23/10/2018 16:38

Liga e Kampionëve gjatë kësaj jave është rikthyer për të zhvilluar ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve.

Njëra nga ndeshjet më interesante është ajo që zhvillohet në ‘Old Trafford’ mes Manchester Unitedit dhe Juventusit sonte duke filluar nga ora 21:00.

Kjo ndeshje është interesante për tifozët e futbollit, ndërsa speciale për Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, që kanë veshur fanellat e të dy skuadrave.

Pogba që tani vesh fanellën e Unitedit, ka thënë se dita e sotme do të jetë speciale për të, pasi pikërisht nga Juventusi është transferuar në ‘Old Trafford’ në verën e vitit 2016.

“Sot është një ditë speciale për mua”, ka shkruar Pogba në Instagram./Lajmi.net/