Man Utd, ‘Kombëtarja’ e Januzajt

Adnan Janzuaj ka insistuar se nuk mendon për të ardhmen e tij ndërkombëtare por është i përqendruar vetëm në Manchester United. Mesfushori kosovar është i përfshirë në një debat të gjerë se për cilin shtet do të luajë pasi interesimi për shërbimet e tij është i madh dhe udhëhiqet nga Shqipëria, Anglia, Belgjika, dhe Kroacia.…

Sport

08/10/2013 16:14

Adnan Janzuaj ka insistuar se nuk mendon për të ardhmen e tij ndërkombëtare por është i përqendruar vetëm në Manchester United.

Mesfushori kosovar është i përfshirë në një debat të gjerë se për cilin shtet do të luajë pasi interesimi për shërbimet e tij është i madh dhe udhëhiqet nga Shqipëria, Anglia, Belgjika, dhe Kroacia. Por, Januzaj ka insistuar se është i përqendruar vetëm në Old Trafford.

“Për momentin, futbolli ndërkombëtar nuk është diçka që më ka bërë të mendoj”, deklaroi Januzaj për Daily Mirror. “E di se, së pari, duhet të përqendrohem në atë që bëjë në United, sepse është pjesa më e rëndësishme e karrierës time tani. Dua të luaj mirë për Unitedin dhe të jap gjithçka për klubin tim”, u shpreh ai.

Derisa e ardhmja ndërkombëtare e Januzajt mbetet e paqartë, qarkullojnë njoftime se United përballet me betejë të ashpër në mënyrë që të sigurojë qëndrimin e tij në klub edhe pas skadimit të kontratës aktuale në fund të këtij sezoni.