Man Utd, kampion i shpenzimeve

Manchester United është skuadra që shpenzoi më së tepërmi gjatë afatit kalimtar të verës. Por, kush e kompleton renditjen e top 10 ekipeve më të përforcuara?

Sport

02/09/2014 16:01

Manchester United shpenzoi 207 milionë euro duke marrë epitetin e klubit që shpenzoi më së tepërmi gjatë afatit kalimtar të verës.

Radamel Falcao, Angel Di Maria, Luke Shaw, Ander Herrera, Marco Rojo e Daley Blind iu bashkuan revolucionit të Louis van Gaal në Old Trafford.

Menjëherë pas Unitedit renditet Barcelona me 174.8 milionë euro të shpenzuara.

Kurse, podiumi kompletohet nga Liverpool. Reds shpenzuan 168.6 milionë euro në përforcime. Për renditjen e top 10, shikojeni fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull.