Man Utd insiston për Sanchez

Alexis Sanchez mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Dhe, sulmuesi kilian mund të përfundojë në Manchester United.

Sport

10/06/2014 19:47

Barcelona i ka nisur bisedimet me Manchester Unitedin për sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.

Palët janë në negociata dhe shpresojnë ta arrijnë marrëveshjen para fillimit të Botërorit të Brazilit, njofton tabloidi britanik, Daily Express.

Sanchez ishte transferuar në Camp Nou nga Udinese, por nuk arriti të bind assesi dhe nuk ishte asnjëherë titullar i padiskutueshëm.

Për Sanchez, interesim ka shprehur edhe Juventusi. Mirëpo, Barcelona mund të vendos të mos e shesë deri pas përfundimit të Botërorit, për të shpresuar që atij t’i rritet vlera.