Man Utd i vihet pas talentit të shumëkërkuar

Manchester United i janë bashkuar garës për yllin e Romës, Cengiz Under.

Sport

15/01/2019 21:45

‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë të mbesin të interesuar për të forcuar skuadrën me emra të rinj.

Cengiz Under, talenti 21 vjeçar i Romës, është synimi i radhës i skuadrës së drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Lajmi bëhet i ditur nga ESPN FC, që bën të ditur se vlera e Under cilësohet rreth 50 milionë euro.

Arsenal, Tottenham dhe Bayern Munich po ashtu janë të interesuar për reprezentuesin turk./Lajmi.net/