Man Utd i shet 10 lojtarë

Manchester United pritet të bëjë revolucion gjatë kësaj vere. Trajneri Louis van Gaal ka vendosur t’i shesë 10 futbollistë, në të cilët nuk llogarit, ndërsa pritet t’i bëjë edhe disa përforcime.

Sport

17/07/2014 09:58

Manchester United do të ketë pamje krejt tjetër sezonin e ardhshëm, pasi një edicioni mjaft dështues në Premierligë, ku përfundoi në pozitën e shtatë.

Menaxheri i ri, Louis van Gaal i ka idetë e qarta se si do të duket ekipi i tij sezonin që vjen. Madje, përzgjedhësi i deritashëm i Holandës ka vendosur t’i shesë 10 lojtarë gjatë verës, në të cilët nuk llogarit.

Bëhet fjalë për Ashley Young, Patrice Evra, Wilfried Zaha, Marouane Fellaini, Bebe, Anderson, Tom Cleverley, Welbeck, Nani e Nick Powell, njofton tabloidi britanik, Daily Mirror.

Gjithashtu, ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut po mendon edhe për disa përforcime, për ta kthyer Unitedin në nivelin më të lartë të futbollit anglez, siç ishte me menaxherin legjendar Sir Alex Ferguson.