Man Utd i prish punë Barcelonës, lajmi i fundit nga Lenglet

Sipas "The Sun", Barcelona ka takuar krerët e Sevillas për transferimin e lojtarit, por tani në garë është futur United.

Sport

22/04/2018 09:24

Manchester United po mundohet t’i prishë punë Barcelonës në afatin kalimtar.

United ka shfaqur interes për mbrojtësin e Sevillas, Clement Lenglet, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “The Sun”, Barcelona ka takuar krerët e Sevillas për transferimin e lojtarit, por tani në garë është futur United.

Andaluzianët kërkojnë 20 milionë euro për mbrojtësin. /Lajmi.net/