Man Utd i parrezikshëm

Një gjë që nuk mund të thuhet asnjëherë për Manchester Unitedin nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit ishte se skuadrës i mungonte uria dhe bindja. Edhe nëse ishin në disavantazh, gjithmonë ekzistonte besimi se ata do të shënojnë dhe do ta kthejnë duelin në favor të tyre. Kjo karakteristikë ishte në gjakun e ekipit. Mirëpo,…

Sport

10/12/2013 18:20

Një gjë që nuk mund të thuhet asnjëherë për Manchester Unitedin nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit ishte se skuadrës i mungonte uria dhe bindja.

Edhe nëse ishin në disavantazh, gjithmonë ekzistonte besimi se ata do të shënojnë dhe do ta kthejnë duelin në favor të tyre. Kjo karakteristikë ishte në gjakun e ekipit.

Mirëpo, ky element nuk vërehet fare këtë edicion pasi Manchester United, nën drejtimin e pasardhësit të Fergusonit, David Moyes jo që nuk po arrin të përmbysë disavantazhet, por as që po i rrezikon fare kundërshtarët.

Pas 15 xhirosh, United gjendet në pozitën e nëntë me 13 pikë më pak se lideri Arsenal, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Old Trafford javën e kaluar nga Everton dhe Newcastle United.

Një statistikë që e konfirmon ndryshimin e qëndrimit, përveç rezultateve është se skuadra nuk e bëri asnjë goditje në portën e Evertonit për 71 minuta lojë. Kurse, vetëm një në gjysmë orën e fundit të ballafaqimit me Newcastlen.