Man Utd gati për shpenzime të mëdha – Katër emra në listën e dëshirave

Manchester United po përgatitet që të bëjë disa shpenzime të mëdha në afatin veror të transferimeve.

Sport

14/02/2019 23:31

Ed Woodward ka bërë të ditur se skuadra ka një listë të ngushtë prej katër emrave që dëshiron t’i ketë në ‘Old Trafford’.

Tre mbrojtës dhe një mesfushor kanë përfunduar në listën e dëshirave të ‘djajve të kuq’. Woodward është i vendosur të jap maksimumin për ta, sipas “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Kalidou Koulibaly, Nikola Milenkovic, Lucas Hernandez dhe Douglas Costa janë lojtarët që dëshirohen nga United.

Koulibaly luan me Napolin dhe vlerësohet me një shumë prej 90 milionë funteve.

Milenkovic, anëtari i Fiorentinas vlerësohet me 30 milionë funte.

Lucas Hernandez i Atletico Madrid vlerësohet me 70 milionë funte, kurse Douglas Costa me 52.6 milionë funte.

Sigurisht se do të jetë e vështirë të transferohen të katër lojtarët, duke pasur parasysh edhe rregullat e FFP.

United gjithashtu po e mbajnë nën vëzhgim edhe yllin e Benfica, Joao Felix./Lajmi.net/