Man Utd fiton me Matan

Manchester United mposhti Cardiffin me rezultat 2:0 në debutimin e përforcimit të ri Juan Mata. Mesfushori spanjoll, i cili iu bashkua kampionit në fuqi të Premierligës nga rivali Chelsea për rekord transferimit e klubit prej 37.1 milionë funtesh, luajti në formacionin bazë të ekipit të menaxherit David Moyes, së bashku me sulmuesin Robin van Persie,…

Sport

28/01/2014 21:35

Manchester United mposhti Cardiffin me rezultat 2:0 në debutimin e përforcimit të ri Juan Mata.

Mesfushori spanjoll, i cili iu bashkua kampionit në fuqi të Premierligës nga rivali Chelsea për rekord transferimit e klubit prej 37.1 milionë funtesh, luajti në formacionin bazë të ekipit të menaxherit David Moyes, së bashku me sulmuesin Robin van Persie, të rikthyer nga lëndimi.

Dhe, ishte pikërisht ylli holandez që kaloi Unitedin në epërsi pas gjashtë minutash lojë kur shënoi me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, kurse pas saktësisht një ore lojë, Ashley Young depërtoi nga krahu i djathtë duke shënuar një gol të bukur nga distanca për sigurinë e Unitedit, që në fund fitoi me plot meritë.

Kurse, rikthimin nga lëndimi e bëri edhe Wayne Rooney i cili zuri vendin e Van Persiet pas 63 minutash lojë. Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në pesë minutat e fundit duke zënë vendin e Matas i cili doli nga fusha nën ovacionet e tifozëve në Old Trafford.