lajmi.net

Man Utd fiton me Januzajn

I inspiruar nga Adnan Januzajt, dhe falë dy golave nga debutuesi James Wilson dhe një tjetër nga Robin van Persie, Manchester United mposhti Hull Cityn në Old Trafford me rezultat 3:1.

Sport

06/05/2014 23:42

Manchester United mposhti Hull Cityn me rezultat 3:1, në ndeshjen ku menaxheri i përkohshëm Ryan Giggs inkuadroi në formacionin bazë Adnan Januzajn dhe disa futbollistë të tjerë të rinj.

Pikërisht njëri prej debutuesve, James Wilson e kaloi e Unitedin në epërsi – pas një harkimi në zonë nga Januzaj, që u ul me kokë nga Marouane Fellaini – pas gjysmë ore lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Pas intervalit, Wilson shënoi sërish në minutën e 61-të, kur Januzaj depërtoi nga krahu i djathtë dhe shërbeu në qendër për Fellainin, goditjen e së cilit e priti portieri kundërshtar, por i riu Wilson e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia. Në minutën e 64-të, Matt Fryatt shënoi për Hullin nga distanca duke ngushtuar disavantazhin.

Në minutën e 70-të, Giggs e inkuadroi veten në lojë në atë që pritet të jetë dueli i tij i fundit si futbollist në Old Trafford.

Kurse, rezultatin përfundimtar e vendosi Robin van Persie në minutën e 87-të, pas inkuadrimit në lojë në vend të Wilson në minutën e 64-të. Me këtë fitore, United ngjitet në kuotën e 63 pikëve në pozitën e shtatë. 

Man Utd fiton me Januzajn

Manchester United më në fund fitoi në Old Trafford. Pas dy disfatave të njëpasnjëshme në shtëpi, kampioni në fuqi mposhti West Ham Unitedin me rezultat 3:1, në ndeshjen ku kontribut të madh dha edhe ylli kosovar Adnan Januzaj, i cili luajti si titullar. Danny Welbeck e kaloi Unitedin në epërsi pas 26 minutash lojë. Kurse,…

Sport

21/12/2013 16:54

Manchester United më në fund fitoi në Old Trafford. Pas dy disfatave të njëpasnjëshme në shtëpi, kampioni në fuqi mposhti West Ham Unitedin me rezultat 3:1, në ndeshjen ku kontribut të madh dha edhe ylli kosovar Adnan Januzaj, i cili luajti si titullar.

Danny Welbeck e kaloi Unitedin në epërsi pas 26 minutash lojë.

Kurse, dhjetë minuta më vonë, sulmuesi anglez kombinoi me Januzajn para se ky i fundit të driblojë mbrojtësin kundërshtar West Hamit, James Collins dhe me lehtësi shënoi duke ngritur në këmbë menaxherin David Moyes dhe legjendën e klubit, Sir Alex Ferguson, i pranishëm në tribuna.

Por, momenti i shkëlqimit të Januzajt u zbeh pak në minutën e 42-të kur ai u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të një simulimi. Pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë të vendasve, kurse në atë të dytën United e administroi lojën.

Januzaj u zëvendësua pas 69 minutash lojë kur në vend të tij në lojë hyri Ashley Young, i cili shënoi vetëm tre minuta më vonë. Kurse, Carlton Cole realizoi golin e nderit për West Hamin.

Ndërsa, Manchester City po ashtu shënoi fitore në udhëtim te Fulham me rezultat 4:2.

Yaya Toure dhe Vincent Kompany e kaluan Cityn në epërsi pas pjesës së parë por Fulham e barazoi rezultatin me shënimet nga Kieran Richardson dhe autogolit të Kompany.

Por, City u kundërpërgjigj edhe dy herë të tjera me golat nga Jesus Navas dhe James Milner.

Manchester United u ngjit në pozitën e shtatë me 28 pikë, kurse City doli i dyti me 35 pikë, një më pak se lideri Liverpool.

Man Utd fiton me Januzajn

Manchester United mposhti Stoke Cityn me rezultat 3-2 në Old Trafford, duel i vlefshëm për xhiron e nëntë në Premierligë. Mirëpo, fitorja e gjigantit anglez erdhi vetëm pas inkuadrimit në lojë të yllit kosovar Adnan Januzaj. Pas dy paraqitjeve të njëpasnjëshme si titullar në kuadër të Premierligës, Januzaj e nisi duelin kundër Stoke Cityt si…

Sport

26/10/2013 16:59

Manchester United mposhti Stoke Cityn me rezultat 3-2 në Old Trafford, duel i vlefshëm për xhiron e nëntë në Premierligë. Mirëpo, fitorja e gjigantit anglez erdhi vetëm pas inkuadrimit në lojë të yllit kosovar Adnan Januzaj.

Pas dy paraqitjeve të njëpasnjëshme si titullar në kuadër të Premierligës, Januzaj e nisi duelin kundër Stoke Cityt si rezervist. Por, punët nuk shkonin mirë në fushë pasi mysafirët ishin në epërsi 2-1 pas golave nga Peter Crouch dhe Marko Arnautovic.

Robin van Persie e kishte barazuar përkohësisht rezultatin për Unitedin. Mirëpo, inkuadrimi i Januzajt në vend të Luis Nanit në minutën e 59-të, doli vendim i qëlluar nga menaxheri i Unitedit, David Moyes pasi mesfushori kosovar ndezi lojën që në fund solli fryt pasi fillimisht Wayne Rooney shënoi për 2-2 kurse zëvendësuesi Javier Hernandez realizoi golin e fitores në minutën e 79-të.

Në ndeshjet tjera, Luis Suarez realizoi het-trik në fitoren e Liverpoolit ndaj WBA-së, kurse Everton festoi në udhëtim te Aston Villa me rezultat 2-0. Norwich City dhe Cardiff City u ndanë pa gola.

Rezultatet:

Aston Villa – Everton 0:2

Liverpool – WBA 4:1

Man Utd – Stoke City 3:2

Norwich – Cardiff 0:0

Man Utd fiton me Januzajn

I inspiruar nga një paraqitje e shkëlqyeshme e mesfushorit kosovar Adnan Januzaj, Manchester United mposhti Crystal Palacen me rezultat 2-0, në duelin e parë të xhiros së katërt në Premierligë. Skuadra e menaxherit David Moyes shënoi fitoren e parë të këtij edicioni të ri në Old Trafford duke mundur skuadrën e promovuar këtë stinor nga…

Sport

14/09/2013 14:50

I inspiruar nga një paraqitje e shkëlqyeshme e mesfushorit kosovar Adnan Januzaj, Manchester United mposhti Crystal Palacen me rezultat 2-0, në duelin e parë të xhiros së katërt në Premierligë.

Skuadra e menaxherit David Moyes shënoi fitoren e parë të këtij edicioni të ri në Old Trafford duke mundur skuadrën e promovuar këtë stinor nga Championship.

Ashley Young nxori një penallti për Unitedin në minutën e fundit të pjesës së parë dhe bëri që Palace të mbetet me dhjetë futbollistë pasi në këtë rast u përjashtua nga loja me karton të kuq, Kagisho Dikgacoi. Robin van Persie shënoi nga pika e bardhë.

Në minutën e 66-të, në lojë u inkuadrua Januzaj i cili zuri vendin e Young.

Dhe, kosovari luajti rol të rëndësishëm në fushë duke kërcënuar portën kundërshtare, kurse në minutën e 81-të, nxori goditjen e lirë nga e cila Wayne Rooney shënoi golin që vulosi fitoren e Unitedit.

Ky ishte debutimi i Januzajt në Premierligë, dhe ai e nisi furishëm.

LM