Man Utd fiton derbin ndaj Liverpoolit

Marcus Rashford ishte hero i ndeshjes me dy golat e fitores për ekipin e Manchester United.

Sport

10/03/2018 15:23

Manchester United mposhti Liverpoolin me rezultat 2:1 në derbin e xhiros së 30-të në Premierligë.

“Red Devils” fituan ndaj rivalit të vjetër falë dy golave nga sulmuesi i ri anglez, Marcus Rashford, në pjesën e parë të lojës në Old Trafford.

Liverpool u rikthye në lojë në pjesën e dytë pas autogolit nga Eric Bailly, përcjell “lajmi.net”.

Por, përkundër përpjekjeve të ndryshme dhe gjashtë minutave lojë shtesë, “Reds” nuk e gjetën golin e barazimit. /Lajmi.net/  

http://www.dailymotion.com/video/x6g2660

http://www.dailymotion.com/video/x6g25z5

http://www.dailymotion.com/video/x6g29zs