Man Utd eliminon Liverpoolin

Luis Suarez nuk arriti ta shpëtojë Liverpoolin në rikthimin e tij nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pasi sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez shënoi golin e fitores 1-0 në duelin e vlefshëm për rrethin e tretë në Capital One Cup. Hernandez realizoi pas kornerit të Wayne Rooneyt, vetëm 39 sekonda pas fillimit të pjesës së…

Sport

25/09/2013 22:03

Luis Suarez nuk arriti ta shpëtojë Liverpoolin në rikthimin e tij nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pasi sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez shënoi golin e fitores 1-0 në duelin e vlefshëm për rrethin e tretë në Capital One Cup.

Hernandez realizoi pas kornerit të Wayne Rooneyt, vetëm 39 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë në Old Trafford, duke kaluar skuadrën e tij në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Suarez, i suspenduar pas kafshimit ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic, qëlloi traversën në minutën e 72-të nga goditja e lirë.

Sulmuesi i Liverpoolit, Victor Moses po ashtu ishte afër të barazojë rezultatin me një goditje me kokë.