Man Utd e Real Madrid, lajm i keq nga Dybala

Giuseppe Marotta ka konfirmuar se Paulo Dybala do të mbetet në klub, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

18/01/2018 07:26

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se Paulo Dybala do të mbetet në klub, edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai ka theksuar se sulmuesi argjentinas është prioritet i tyre për ta mbajtur në Torino.

“Dybala do të mbetet në Juventus”, deklaroi Marotta për “Sky Sport Italia”, përcjell “lajmi.net”.

“Ideja ime është fillimisht ta gjej futbollistin kualitativ e pastaj të mbështetemi tek ai”, theksoi ai.

Dybala së fundmi ka zgjuar interesim nga Manchester United dhe Real Madrid. /Lajmi.net/