Man Utd e përgjumi Fergusonin

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson u duk i përgjumur gjatë humbjes së kampionit në fuqi të Premierligës, nga Sunderland në Old Trafford.

Sport

03/05/2014 23:13

Sikur ishte e mundur, sezoni i dobët i Manchester Unitedit ka shkuar edhe më keq.

Gjiganti nga Old Trafford, pësoi humbjen e parë nën drejtimin e Ryan Giggsit, dhe të 12-ën këtë edicion në Premierligë.

Sunderland mposhti Unitedin 1:0, dhe rezultati dëshpërues duket se ishte i tepërt për Sir Alex Fergusonin, i cili u duk sikur ta zinte gjumi në ulësen e tij.

Skocezi i përgjumur u zu nga kamerat televizive, në fazën përfundimtare të ndeshjes.

Në xhirimin e shkurtër nuk mund të shihen duart e tij andaj mund të thuhet se ai ishte duke e shikuar telefonin, por dëshmitarët kanë thënë se ai ishte i përgjumur, me siguri nga rezultati.

Nuk është ky Sir Alex që e njohim. Sir Alex? Sir Alex?….