Man Utd e mposht Barçën për Hummels

Mats Hummels do të përfundojë në Manchester United, pasi ‘Djajtë e Kuq’ e kanë mposhtur konkurrencën e Barcelonës për mbrojtësin gjerman.

Sport

21/07/2014 19:41

Manchester United e ka mposhtur Barcelonën në garë për transferimin e mbrojtësit Mats Hummels, shkruajnë mediat spanjolle.

E përditshmja ‘Sport’ ka shkruar se gjiganti katalunas e ka pranuar humbjen për ta transferuar përfaqësuesin gjerman, pasi lojtari është më afër Old Traffordit.

United mund ta transferojë futbollistin e Borussia Dortmundit për afro 20 milionë euro, pasi verdh e zinjtë tashmë e kanë zëvendësuar lojtarin me Matthias Ginter, të cilin e transferuan nga Freiburg.

Nëse realizohet ky transfer, Hummels do të jetë përforcimi i tretë i United këtë verë, pas Luke Shaw e Ander Herrera.