Man Utd e gjen “Vidicin e ri”, ofron 50 milionë për të

Manchester United duket se kanë rënë në gjurmët e qendër mbrojtësit të duhur.

Sport

11/01/2019 13:59

Skudra nga “Old Trafford” pretendojnë se kanë gjetur “Vidicin e ri”, dhe ai paraqitet në Serie A.

Nikola Milenkovic, anëtari i Fiorentinas është tash e një kohë në radarin e “djajve të kuq”.

Ai kishte kaluar në Fiorentina nga Partizani i Beogradit për shumën e 5milionë e 100mijë eurove, transmeton lajmi.net.

Tashmë, me paraqitjet e tij, ai i ka rritur vlerën vetës dhe Man Utd po konsideron të ofrojë rreth 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Njësoj sikur Nemanja Vidic, edhe Milenkovic është reprezentues i Serbisë. /Lajmi.net/