Man Utd e forcon mbrojtjen me brazilianin nga Ligue 1

Manchester United mund të përforcohet me një lojtar nga Ligue 1.

Sport

12/12/2018 09:12

‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin e Bordeaux, Pablo.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Fox Sports’, që raporton se mbrojtësi 27 vjeçar nuk ka klauzolë në kontratën e tij, dhe mund të largohet drejt ‘Old Trafford’

Pablo 27 vjeçar, është pjesë e Bordeaux që nga viti 2015, dhe deri më tani ka regjistruar 44 ndeshje në Ligue 1.

Ai po ashtu ka edhe dy ndeshje për Kombëtaren e Brazilit./Lajmi.net/