Man Utd e do Vermaelenin

Thomas Vermaelen pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere. Dhe, për qendërmbrojtësin belg interesim ka shprehur Manchester United, me kërkesën e trajnerit Louis van Gaal.

Sport

15/06/2014 12:43

Thomas Vermaelen i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Arsenali këtë verë. Qendërmbrojtësi belg ka përfunduar si zgjedhja e tretë e mbrojtjes, prandaj dëshiron të largohet nga Emirates Stadium.

Dhe, për 28 vjeçarin interesimi i ekipeve nuk mungon. Pasi mbeti pa qendërmbrojtësit Rio Ferdinand e Nemanja Vidic, Manchester United është duke e kërkuar një mbrojtës kualitativ.

Dhe, sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, “Djajtë e Kuq”, me kërkesën e trajnerit Louis van Gaal, ia kanë vënë syrin Vermaelenit, i cili pëlqehet edhe në Itali, nga Roma e Fiorentina.

Në sezonin e fundit, Vermaelen, dikur njëri prej mbrojtësve më të mirë në Angli, i ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje.