Man Utd do t’i kushtojnë shumë faturat e hotelit ku ka qëndruar Mourinho

Manchester United i ka kushtuar shumë shtrenjtë shkarkimi i Jose Mourinhos.

Sport

19/12/2018 12:22

Manchester United e shkarkoi Jose Mourinhon, mirëpo që do të paguaj një shumë të majme.

Jo vetëm se do të paguaj pagën e tij të rregullt, por do të paguaj edhe faturat e tij të hotelit ku kishte qëndruar për 895 ditë, përcjell “lajmi.net”.

Mediat angleze kanë zbuluar se nata në hotelin ku ka qëndruar Mourinho kushton 785 funte, ndërsa qëndrimi i tij ka kushtuar rreth 702.575 funte.

Kështu, Mancehster United do të paguaj 26.5 milionë funte për shkarkimin e portugezit, duke ia shtuar edhe shumën e faturave të hotelit. /Lajmi.net/