Man Utd – De Gea, vjen lajmi i madh

Pas problemeve të shumta këtë sezon, Manchester United më në fund ka marrë një lajm të mirë.

Sport

14/12/2018 09:12

Është portieri David de Gea që ka bërë një kthesë të mahnitshme, duke arritur marrëveshje me ‘Djajtë e Kuq’ për nënshkrimin e një marrëveshje afatgjate.

28 vjeçari që ka qenë i mbyllur në bisedimet për kontratën e re, thuhet t’u ketë thënë shokëve se është në prag të arritjes së marrëveshjes.

Mancester United do ta bëjë De Gean portierin më të paguar në botë, duke i ofruar deri në 400 mijë funte në javë, shkruan ‘The Sun’, përcjell ‘lajmi.net’.

Me këto të ardhura, De Gea do t’i bashkohet Alexis Sanchez, në mesin e lojtarëve me pagat më të larta.

De Gea është pjesë e Manchester United që nga viti 2011, dhe deri më tani ka regjistruar 253 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’./Lajmi.net/