Man Utd cakton çmimin për shitjen e Pogbas

Paul Pogba ka probleme te skuadra e Manchester United.

Sport

20/04/2018 10:18

140 milionë euro, ky është çmimi i Paul Pogbas për klubet që duan ta transferojnë gjatë verës.

Pogba dhe Manchester United mund t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit aktual, për faktin se francezi nuk pëlqehet më nga trajneri, Jose Mourinho, me të cilin marrëdhëniet nuk janë më si më parë.

“Daily Mail” raporton se “Djajtë e Kuq” tashmë i kanë caktuar edhe çmimin francezit – duhet të paguajnë 140 milionë euro për gjitha klubet që e duan 25 vjeçarin.

Raportohet se Paris Saint Germaini është skuadra më e interesuar për shërbimet e ish mesfushorit të Juventusit, emri i të cilit për një kohë të gjatë lidhet edhe me Real Madridin.