Man Utd buzëqesh me Matan

Ashley Young ka thënë se përforcimi i ri Juan Mata është përshtatur menjëherë në Manchester United. Mesfushori spanjoll debutoi për kampionin e Premierligës në fitoren 2:0 ndaj Cardiffit në Old Trafford të martën mbrëma, vetëm dy ditë pas transferimit në klub nga Chelsea. “Te Manchester United ju mirëpriteni me krah të hapur. Ngacmimet për futbollistët…

Sport

31/01/2014 07:00

Ashley Young ka thënë se përforcimi i ri Juan Mata është përshtatur menjëherë në Manchester United.

Mesfushori spanjoll debutoi për kampionin e Premierligës në fitoren 2:0 ndaj Cardiffit në Old Trafford të martën mbrëma, vetëm dy ditë pas transferimit në klub nga Chelsea.

“Te Manchester United ju mirëpriteni me krah të hapur. Ngacmimet për futbollistët e rinj janë interesante dhe në skuadër ekziston një frymë e mrekullueshme. Janë disa karaktere interesante dhe secili kalon mirë me secilin. Kurrë nuk kam përjetuar diçka të ngjashme para se të vij këtu”, deklaroi Young për Sports Mail.

Mesfushori anglez nuk dyshon se Mata do të shkëlqejë për Manchester Unitedin, madje pas vetëm disa stërvitjeve në Carrington.

“Do të ketë shumë fjalë për ardhmen e Matas dhe fakti se ka thyer rekordin e transferimit në klub. Ai ka kaluar vetëm disa ditë këtu por duket sikur ka kaluar disa vjet me ne”, u shpreh Young.