Man Utd blen nga Bayern Munich

Manchester United është i interesuar për transferimin e dy futbollistëve të Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger dhe Dante.

Sport

02/06/2015 15:56

Manchester United është duke përgatitur ofertë të dyfishtë për dy futbollistë të Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger dhe Dante.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mbrojtësi Dante mund të largohet nga Allianz Arena gjatë afatit kalimtar të verës për 7 milionë euro.

Kurse, mesfushori Schweinsteiger kushton më shtrenjtë dhe mund të ndahet nga Bayern, ku ka filluar të mos konsiderohet si titullar nga trajneri Pep Guardiola.