Man Utd ‘blen’ Cavanin

Manchester United është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

11/06/2014 15:39

Edinson Cavani mund të largohet nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar në Premierligë, në Manchester United.

Gjiganti nga Old Trafford është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për transferimin e golgeterit uruguaian, ka njoftuar tabloidi britanik Daily Mirror.

Menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal kërkon përforcime të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të verës në mënyrë që të luftojë për titullin e kampionit në Premierligë dhe rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Cavani tashmë një kohë të gjatë spekulohet me largim nga Parc des Princes, dhe edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i Unitedit.

Në rast të zyrtarizimit të ofertës së majme, PSG do të ketë një vendim të vështirë për të marrë rreth refuzimit ose pranimit të shitjes së Cavanit, një prej yjeve më të mëdhenj të ekipit së bashku me sulmuesin tjetër, Zlatan Ibrahimovic.