Man Utd befason me vendimin për Shaqirin

Xherdan Shaqiri kërkohet nga dy top klube nga Premierliga.

Sport

10/07/2018 13:42

Manchester United ka ndërhyrë në interesimin e Liverpoolit për transferimin e mesfushorit të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.

“Daily Star” ka raportuar se Manchester Unitedi i ka ofruar Stoke Cityt dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh, 2.5 milionë më shumë se Liverpooli.

Trajneri i Manchesterit, Jose Mourinho, e sheh Shaqirin si përforcim ideal për repartin ofensiv dhe për këtë arsye po e kërkon me ngulm kalimin e tij në “Old Trafford”.

Shaqiri do të largohet gjatë kësaj vere nga Stoke City, kurse çmimi i klauzolës së tij për lirim është 12.5 milionë euro.