Man Utd barazon me Sevillan, shikojeni çfarë bëri Mourinho pas ndeshjes

Jose Mourinho i kërkoi një përqafim gazetarit pas ndeshjes për pyetjen e qëlluar.

Sport

22/02/2018 10:00

Jose Mourinho përqafoi një gazetar pas barazimit me Sevillan.

Ai e pyeti për paraqitjen e të riut, McTominay dhe Mourinho i kërkoi një përqafim për pyetjen e qëlluar.

Paraqitja e Scott McTominay? A mundem të përqafoj? Faleminderit për pyetjen. Ish më përpara në konferencë për media dhe pyetjet ishin për Pogban. Pyetjet duhet të jenë për djaloshin”, tha fillimisht Mourinho.

“Mendoj se ai ishte fantastik, ai bëri gjithçka mirë. Ai bëri shumë presion në Banegan, që ishte e rëndësishme të mos e lejonim të luante. Ai ishte gjithnjë rehat, duke ruajtur pozicionin. Ai ishte brilant”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

YouTube player