Man Utd, 40 milionë euro për Reusin

Manchester United është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

06/05/2014 18:59

Pavarësisht mohimeve rreth interesimit të drejtpërdrejtë, Marco Reus vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve para hapjes së afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes gjermane bild, mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, është nën shenjestër të Manchester Unitedit, dhe gjiganti nga Old Trafford është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.

Oferta, ndonëse e majme, ende nuk është konkrete dhe nuk është paraqitur në klubin gjerman.

Mirëpo, pas emërimit të menaxherit të ri, që besohet se do të jetë Louis van Gaal, United do të zyrtarizojë ofertën për Reusin që mund të jetë përforcimi i parë i konsiderueshëm i gjigantit anglez, për sezonin e ri.