Man United transferon dy lojtarët që po shkëlqejnë me Kroacinë

Performancat fantastike të ekipit kombëtar të Kroacisë në Kupën e Botës, ka rritur vlerat e gjithë lojtarëve të kësaj skuadre.

Sport

13/07/2018 21:50

Kroacia të dielën do të luajë finalen e Kupës së Botës ndaj Francës, dhe pas kësaj ngjarje një pjesë e lojtarëve kroatë me shumë mundësi do të ndërrojnë skuadër.

Dy prej tyre shumë lehtë mund t’i shohim në Manchester United.

Mediet në Angli raportojnë se Jose Mourinho është befasuar me ndeshjet e zhvilluara Ivan Perisic i Interit dhe Ante Rebic i Eintracht Frankfurtit.

Për këta dy lojtarë, ‘Djajtë e Kuq’ janë në gjendje të shpenzojnë deri në 100 milionë euro./Lajmi.net/