Man United ia ofron milionat Pogbas për të qëndruar

Paul Pogba ka qenë ndër lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.

Sport

17/08/2018 18:01

Ishte skuadra e Barcelonës ajo që interesohej dhe e joshte francezin,  për të cilin është raportuar për prishje të raporteve me trajnerin Jose Mourinho.

Në anën tjetër Mourinho është shprehur se ai asnjëherë nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me francezin, por si duket kjo deklaratë ishte vetëm për t’i qetësuar mediat.

Sot “The Sun” ka raportuar se Pogba do të përfitojë një bonus prej rreth 3.7 milionë eurove për qëndrimin te Manchester United.

Pogba u paraqit në ndeshjën hapëse të Premierligës ku barti shiritin e kapitenit dhe shënoi golin e parë për “djajtë e kuq”. /Lajmi.net/