Man United 2:1 Leicester City, notat e lojtarëve

Gjiganti anglez e ka hapur sot sezonin e ri në Premier Ligë, ku e ka mposhtur Leicester Cityn më rezultat 2-1.

Sport

10/08/2018 23:08

Premier Liga sot ka hapur perdet dhe shou i ligës më të fortë në botë ka filluar me ndeshjen Manchester United – Leicester City.

United arriti shumë shpejt te goli pasi që në minutën e dytë u shkaktua penallti nga lojtarët e Leicester. Paul Pogba u tregua i saktë dhe shënoi për 1:0.

Luke Shaw në minutën e 83’ shënoi për 2:0.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi sulmuesi Jamie Vardy në minutën e 92’.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/