Man City vlen 160 milionë funte

Gati shtatë vjet pas vizitës së tij të fundit në Manchester City, Jose Mourinho e dërgon Chelsean në Etihad Stadium sonte për t’u takuar me një kundërshtar krejt tjetër. Më 2007, gjiganti londinez ishte klubi që shpenzonte miliona në transferimin e futbollistëve më të mirë, fitonte tituj dhe luftonte për tituj kontinental. Por, sot, derisa…

Sport

03/02/2014 19:00

Gati shtatë vjet pas vizitës së tij të fundit në Manchester City, Jose Mourinho e dërgon Chelsean në Etihad Stadium sonte për t’u takuar me një kundërshtar krejt tjetër.

Më 2007, gjiganti londinez ishte klubi që shpenzonte miliona në transferimin e futbollistëve më të mirë, fitonte tituj dhe luftonte për tituj kontinental.

Por, sot, derisa Chelsea është ende një prej gjigantëve të futbollit anglez, City garon me një përbërje krejt tjetër, pas investimeve të mëdha nga miliarderi Sheik Mansour.

Nikoqiri ka në skuadër disa prej emrave më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në futbollin e sotëm, për dallim nga ballafaqimi i fundit mes skuadrave me Mourinhon te Chelsea, që u ndesh me homologun Stuart Pearce.

Për dallim nga Pearce i cili në formacionin bazë në humbjen 1:0 aktivizoi futbollistë me vlerë prej vetëm 13.5 milionë funtesh, skuadra e sotme kushton 160 milionë funte.

Formacioni i Man Cityt: Hart; Zabaleta, Kompany, Demichelis, Clichy; Fernandinho, Toure; Navas, Silva; Dzeko, Negredo