Man City triumfon ndaj Newport, vazhdon formën e mirë në Kupën FA

Manchester City ka shënuar tjetër fitore në kuadër të garave në kupën FA.

Sport

16/02/2019 20:23

‘Citizens’ kanë shënuar fitore në udhëtim kundër Newport County me rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net.

Mysafirët ngecën paksa që të diktojnë lojën e tyre ndoshta edhe për shkakun e terrenit të papërshtatshëm, dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë ishte Leroy Sane i cili zhbllokoi rezultatin kur po luhej minuta e 51’ e takimit.

Për të vulosur fitoren e Manchester City , u përkujdes i riu Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 75’.

Krejt në fund, pas një gabimi të Aymerick Laporte dhe një dalje të pa menduar mirë nga Ederson, ishte Padraig Amond, i cili në minutën e 88′ shënoi golin e vetëm për mysafirët 1:2.

Phil Foden shënoi vetëm një minutë më vonë për golin e tij të dytë personal dhe për rezultatin 1:3.

Rezultatin e vulosi Riyad Mahrez me golin e realizuar në minutën e 94′ për 1:4.

Me këtë fitore Manchester City do të vazhdojë në raundin tjetër të garave, dhe vazhdon të mbetet në luftë për të gjitha trofetë. /Lajmi.net/