Man City, a do të jetë kjo ndeshja më e fortë në short?

Manchester City rrezikon të takohet me një kundërshtarë të fortë në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/12/2016 11:34

Manchester City mund të ndeshet me Atletico Madridin pas shortit që do të tërhiqet të hënën, i vlefshëm për rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

E përditshmja sportive madrilene “AS” i ka dhënë përqindjen më të lartë të mundshëm duelit mes Citizens dhe Atleticos, në fazën e ardhshme të garës, përcjell “Lajmi.net”.

Atletico Madrid ka 25,36 për qind të mundësisë të takohet me Manchester Cityn.

Kundërshtarë të tjerë të mundshëm janë Leverkusen me 20,39 %, PSG 20,08 %, Porto 17,28 % dhe Benfica 16,88 %.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.