Man City s’ka të ndalur, super përforcimi i ri vjen nga Ligue 1

Pep Guardiola është në kërkim të një futbollisti të krahut pas përpjekjeve të dështuara për blerjen e Alexis Sanchez dhe Riyad Mahrez.

Sport

10/03/2018 09:41

Manchester City është i gatshëm t’ia prish planet Liverpoolit dhe Arsenalit duke transferuar yllin e Monacos, Thomas Lemar.

“Telegraph” raporton se “Citizens” janë shfaqur si favorit i ri për blerjen e sulmuesit francez, pas përfundimit të këtij sezoni.

Menaxheri Pep Guardiola është në kërkim të një futbollisti të krahut pas përpjekjeve të dështuara për blerjen e Alexis Sanchez dhe Riyad Mahrez, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai është i gatshëm ta tentojë transferimin e yllit të Monacos në Etihad Stadium, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/