Man City sjell përforcimin e ri, çmimi 65 milionë euro

“AS” ka njoftuar se Manchester City ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Merkato

24/01/2018 07:34

Manchester City është afër kompletimit të një përforcimi të ri.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka njoftuar se skuadra lidere nga Premierliga ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Mbrojtësi francez tashmë ka udhëtuar për në Manchester për të nënshkruar me skuadrën e Pep Guardiolës, përcjell “lajmi.net”.

Manchester City do të paguajë 65 milionë euro për blerjen e Laportes. /Lajmi.net/