Man City rinovon me yllin e skuadrës

Klubi nga "Etihad" pritet t'ia vazhdojë kontratën portierit Ederson.

Sport

13/02/2018 16:27

Manchester City është shumë i kënaqur me Ederson.

Klubi nga “Etihad” pritet t’ia vazhdojë kontratën portierit, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “The Sun”, braziliani do të ketë edhe një ngritje në pagë.

Ai po bën sezon të jashtëzakonshëm te City.

Kujtojmë që Ederson u transferua në “Etihad” nga Benfica gjatë verës së kaluar. /Lajmi.net/

Ederson Manchester City