Man City realizon edhe dy gola të shpejtë

Manchester City ka trefishuar epërsinë ndaj Burnley.

Sport

20/10/2018 17:17

Goli i dytë erdhi pas një tollovie në 16 metërshin e mysafirëve, shkruan lajmi.net.

Ishte Sane që u pengua në zonë dhe aludoi për penallti. Lojtarët ishin të fokusuar në vendimin e gjyqtarit, kur David Silva shfrytëzoi situatën dhe asistoi tek Bernardo Silva i cili realizoi golin e dytë.

Vetëm pak momente më pas, ishte Fernandinho i cili me një goditje nga jashtë 16 realizoi golin e tretë të takimit. /Lajmi.net/