Man City po e transferon yllin që kushton 62 milionë funte

Manchester City po e kërkon me ngulm Frenkie de Jongun.

Merkato

16/10/2018 14:31

Manchester City ka vendosur që ta transferoj në janar Frenkie de Jongun nga Ajaxi,

Sipas ‘Mundo Deportivo’, skuadra angleze është e gatshme që ta paguaj 62 milionë funte për transferimin e mesfushorit holandez, përcjell “lajmi.net”.

Në garë për transferimin e De Jong është edhe Barcelona, mirëpo Manchester City tashmë ka ofruar shumën që e kërkon Ajaxi. /Lajmi.net/