Man City pa probleme ndaj Huddersfieldit të Florent Hadergjonajt

Manchester City ka arritur t’i marrë shumë lehtë tri pikë të reja.

Sport

20/01/2019 16:21

Manchester City e ka mposhtur Huddersfieldin me rezultat, 0:3.

Golin e parë për ‘Qytetarët’ e shënoi Danilo në minutën e 18’-të, e që me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, raporton lajmi.net.

Manchester City arriti t’i shënonte edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me anë të Raheem Sterling (54’) dhe Leroy Sane (56’).

Në këtë përballje, Florent Hadergjonaj ishte në stol, por që nuk u aktivizua fare në këtë humbje nga kampionët aktual të Premierligës.

Pas kësaj xhiroje, Manchester City është në vendin e dytë me 56, katër më pak se Liverpool që është në vendin e parë. /Lajmi.net/