Man City nuk ndalet, transferon mbrojtës për 55 mln euro

Manchester City po kërkon të transferojë një mbrojtës të majtë në afatin kalimtar të janarit.

Sport

14/12/2018 08:30

Kampionët e Premierligës janë hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e të lënduarit, Benjamin Mendy.

‘Mirror’ shkruan se Man City do të tentojnë të transferojnë mbrojtësin e Leicester City, Ben Chilwell, përcjell ‘lajmi.net’.

Chilwell ka vazhduar kontratën me Leicester Cityn deri në vitin 2024 vetëm dy muaj më parë, dhe transferimi i tij mund t’i kushtojë skuadrës së Pep Guardiolas 55 milionë euro./Lajmi.net/