Man City mund të jetë viktima e dënimit më të rëndë në historinë e futbollit

Ditët po shkojnë dhe pasiguria në Mançester po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Sport

05/01/2019 09:37

“Qytetarët” janë duke pritur për vendimin që Komiteti i Kontrollit Financiar të UEFA-s do të nxjerrë në lidhje me shkeljet e supozuara të tyre.

Mediet e rëndësishme britanike si Daily Mail dhe The Telegraph, ndër të tjera kanë shkruar se klubit anglez mund t’i shqiptohet një dënim i rëndë nëse vërtetohen faktet e supozuara.

“Do të jetë një dënim i rëndë nëse konfirmohet ajo që ka zbuluar Der Spiegel. Nëse është e vërtetë ajo që ka shkruar Der Spiegel, do të ketë një problem serioz, që mund të çojë deri në përjashtimin nga UEFA”, ka thënë Yves Leterme, përcjell ‘lajmi.net’.

Manchester City po hetohen për origjinën e 66 milionë eurove që kanë mbërritur në skuadër në vitin 2016, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga pronarët e Abu Dhabi United Group.

Thuhet se Manchester City ka shkelur rregullat e lojës së ndershme financiare duke lejuar që sponsorët e tyre të kontribuojnë me shumë të mëdha parash në klub./Lajmi.net/