Man City merr lajmin e vitit

Manchester City ka marrë një lajm të mirë nga Kevin de Bruyne.

Sport

17/10/2018 16:27

Ylli belg është gati të rikthehet në fushë pas lëndimit të rëndë të pësuar në muajin gusht.

27 vjeçari që sezonin e kaluar është votuar si lojtari më i mirë i Cityt, ka dy javë që është stërvitur intensivisht me kampionët e Premierligës.

‘Mirror’ shkruan se De Bruyne mund të jetë në fushë në ndeshjen e së shtunës ku Manchester City në ‘Etihad Stadium’ pret Burnleyn, përcjell ‘lajmi.net’.

Pavarësisht mungesës së De Bruyne, City ka bërë mirë edhe këtë sezon në Premierligë, ku pas tetë xhirove kryeson në tabelë me 20 pikë, aq sa ka edhe Chelsea dhe Liverpooli./Lajmi.net/