Man City me ofertë të re për Jorginhon

Manchester City me ofertë të re dhe ultimatum për transferimin e mesfushorit të Napolit, Jorginho.

Sport

06/06/2018 13:45

Manchester City ka paraqitur një ofertë të re për transferimin e mesfushorit të Napolit, Jorginho.

“Sky Sports News” raporton se “Citizens” kanë ofruar 47 milionë euro dhe 6 në bonuse për shërbimet e reprezentuesit italian.

Po ashtu, ekipi i menaxherit Pep Guardiola ka dhënë edhe një ultimatum, përcjell “lajmi.net”.

Manchester City do të presë përgjigje nga Napoli brenda një javë përndryshe do ta kthejë vëmendjen te një objektiv i ri. /Lajmi.net/