Man City me 99 gola

Manchester City ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni dhe është në garë për katër tituj. Ekipi i menaxherit Manuel Pellegrini është i dyti në Premierligë, me vetëm një pikë më pak se lideri Arsenal, pas 22 xhirosh. Kurse, është kualifikuar për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve ku do të takohet me…

Sport

16/01/2014 18:00

Manchester City ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni dhe është në garë për katër tituj.

Ekipi i menaxherit Manuel Pellegrini është i dyti në Premierligë, me vetëm një pikë më pak se lideri Arsenal, pas 22 xhirosh.

Kurse, është kualifikuar për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Barcelonën, të mërkurën mbrëma vazhdoi tutje për në rrethin e katërt në FA Cup pas fitores 5:0 ndaj Blackburn Rovers, ndërsa ka fituar 6:0 duelin e parë gjysmëfinal kundër West Ham United, në League Cup.

Negredo dhe Aguero

Bilanc i shkëlqyeshëm, nuk ka fjalë. Por, meritat për rezultatet pozitive të Cityt deri më tani gjatë këtij sezoni, i takojnë efikasitetit të jashtëzakonshëm të ekipit.

Manchester City ka realizuar 99 gola këtë edicion, prej tyre 59 në Premierligë, 18 në Ligën e Kampionëve, 6 në FA Cup dhe 16 në League Cup.